“Deputetët e PS s’pranojnë të vazhdojmë me dëshmitarët sepse kanë frikë të përballen”- Salianji: Seancën me ministrin Balla e shtymë për një ditë tjerë! Ja arsyeja

deputetet e ps spranojne te vazhdojme me deshmitaret sepse kane frike te perballen salianji seancen me ministrin balla e shtyme per nje dite tjere ja arsyeja































Kryetari i Komisionit Hetimor për Sistemin TIMS, Ervin Salianji ka njoftuar se seanca dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla të shtyhet për një moment tjetër dhe të vazhdohet me dëshmitarët e tjerë.

Salianji-te-hetimori1-675x450

Salianji në një prononcim për mediat tha se kjo nuk është pranuar nga socialistët pasi sic tha ai kanë frikë të përballen me të vërtetën.

Seanca me ministrin Balla u shty pasi disa deputetë duhet të pajisen me certifikatë siguri, për shkak se kishte informacion të klasifikuar.

Salianji: Duhet të vini të paraqiteni aty, ndryshe do shkosh për ndjekje penale. Ishit që të gjithë me media të hapur sesi PS kërkoi që mbledhja të zhvillohej me deputetë që nuk kanë  certifikatë sigurie, por mbledhja të jetë e mbyllur. Po këta deputetë thonë që ta shtyjmë mbledhjen se nuk kemi certifikatë sigurie. Ne kemi vendim të ndërmjetëm. Unë nuk e shkel ligjin që PS të mbulojë ndonjë gjë që ka për të mbuluar. Është vendimmarrje e PS, tani u bojkotua nga PS nga frika e përballjes. Dëshmitarët e tjerë po presin në radhë. Ka një vendim të prokurorisë që ka sjellë Ervin Mucën. Duan ta fusin në kalenda për të mos u përgjigjur. Mbledhja është e hapur dhe vazhdimi i mbledhjes bëhet sipas ligjit. Kush nuk e respekton në do depozitojmë në SPAK për personat që braktisin detyrën.

Meqe ministri i Brendshëm ka kërkesë të caktuar dhe thotë që ka informacion të klasifikuar kemi propozuar që ta shtyjmë mbledhjen me ministrin derisa të pajisjen me certifikatë sigurie dhe ta zhvillojmë mbledhjen me dëshmitarët e tjerë. Ata nuk pranojnë, sepse i ka ardhur Muço aty dhe kanë frikë të përballen.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts