
Akademiku Artan Fuga, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me pjesëmarrjen e tij në Komisionin e Medias ditën e djeshme.
Fuga u shpreh se po kërkohet që kryetari i Akademisë së Shkeëncave të jetë mbi 75 vjeç, të marrë mandatin pasi ka kompletuar atë të mëparshmin dhe që këto ndryshime të bëhen menjëherë.
Sipas tij këto 3 ndryshime i japin tiparet e një personi individual, gjë që sipas tij është shkatërrim i ligjit.
“Kishte deputetë që nuk folën nga ana e mazhorancës. Ndërkohë ka ndonjë deputet që po ta kritikosh i duket sikur e ofendon. Jo kritika për atë punë është. Kërkohet që kryetari i akademisë të jetë mbi 75 vjeç, pasi merr 1 mandat të marrë dhe një tjetër dhe këto ndryshime të bëhen tani. Këto 3 ndryshime më japin tiparet e një individi. Si mund të shkatërrohen ligjet?
Këto ndryshime thonë se duhen bërë tani, mundësisht nesër. A thua se nëse lihen pas zgjedhjeve prishet akademia dhe ligjet e universit. Kur i vendos në dukje deputetëve që janë autorë të amendamenteve që kanë shkelur procedurat e Republikës. Nuk dhanë ndonjë përgjigje. Unë jam si një shkop bejsboll politik mbi kokën e shkencës dhe kurrizin e shkencës”, u shpreh ai.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al