Deputetët republikanë greko-amerikanë kundër Biden: Tronditëse shitja e avionëve F-16 në Turqi

Ligjvënësit republikanë greko-amerikanë kanë dalë kundër vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të dërguar në Turqi avionë F-16.

Kanë qenë deputetët republikanë Gas Bilirakis dhe Nikol Maliotakis që kanë reaguar nëpërmjet një deklarate të ashpër.

“Është tronditëse që Presidenti Biden mbështeti shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-16 për  modernizimin e Turqisë”, kanë deklaruar njëzëri deputetët.

Më tej kanë shtuar: Ne mbetemi fuqimisht kundër çdo shitjeje të pajisjeve ushtarake amerikane në Turqi dhe do të vazhdojmë të shprehim shqetësimet tona në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Lidhja midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara është më e afërt se kurrë dhe i takon Kongresit të qëndrojë me Greqinë kundër çdo lloj agresioni, qoftë ai nga një kundërshtar si Rusia apo nga një aleat i NATO-s si Turqia që vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.