Deputeti amerikan foto me mitraloz për të uruar Krishtlindjet, plasin polemikat

SHBA

Deputeti amerikan i Kentucky, Thomas Massie ka shkaktuar polemika në vend pas fotos së publikuar së fundmi në rrjetet sociale. Ai së bashku me të gjithë familjen ka shpërndarë një foto për të uruar Krishtlindjet ku të gjithë shfaqen me armë në dorë.

“Gëzuar Krishtlinet! Babagjysh mos harro të sjellësh amrë!”-shkruan deputeti amerikan.

I pari që komentoi poshtë fotosishte babai i një vajze 14 vjeç të vrarë në vitin 2018 gjatë të shtënave me armë në një shkollë në Parkland në Florida.
“Meqë jemi tek fotot familjarë ja tek është e imja”- ka shkruar Guttenberg.

“Njëra është fotoja e fundit e vajzës sime dhe tjetra ku është varrosur. Edhe autori i vrasjeve në një shkollë në Michigan pak ditë më parë dhe familja e tij bënin shpesh foto me armë si tuajat”-përfundon babai i 14-vjecares.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *