Deputeti i PD s’lëshon foltoren, nënkryetarja e Kuvendit nuk i jep fjalën: Ulu ose do marr masa të tjera









Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati është përfshirë në një debat me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Pas deklaratave të ministres, deputeti demokrat ka kërkuar të replikojë, por nuk i është dhënë fjala nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

Felaj: Nuk ka të drejtë për replikë, ju lutem zoti Bushati uluni. Ministrja ka të drejtë të ndërhyjë për këtë projektligj. Rregullorja nuk ua jep të drejtën e replikës. Ministrja ndërhyri për ligjin

(Bushati flet pa mikrofon)

Felaj: Të ulet kolegu pastaj ta jap fjalën për procedurë. Zoti Bushati uluni, se nuk ju takon fjala për replikë. Nuk ju fye ministrja në asnjë fjalë të saj. Më gjeni dispozitën në rregullore që po ju përmend emri keni të drejtë për replikë.

Ju lutem uluni zoti Bushati. Zoti Nasufi merreni fjalën nga vendi. Helidon ulu nuk është rasti. Aty nuk mund të rrish pa fund sepse pastaj vjen aplikimi i masave të tjera.

Ju tërheq vëmendjen për mos respektimin e urdhrave që jepen gjatë seancës parlamentare.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.