Deputeti irlandez kritikon BE-në për “hipokrizi” ndaj Palestinës

Deputeti irlandez Gino Kenny tha se Bashkimi Evropian (BE) ishte e shpejtë për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë pas një uljeje emergjente të një avioni në Minsk si rezultat i një njoftimi për bombë, ndërsa ishte “hipokrite” kur bëhej fjalë për sulmet izraelite ndaj Palestinës.

Në fjalën e tij në parlamentin irlandez, Kenny kritikoi BE-në për mosndërmarrjen e ndonjë veprimi dhe vendimi për sanksione kundër sulmeve të Izraelit ndaj popullit palestinez.

“Hipokrizia e BE-së është e pabesueshme”, tha deputeti irlandez, duke nënvizuar se BE-ja njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë, por kurrë nuk vendosi sanksione ndaj Izraelit, i cili vrau më shumë se 65 fëmijë palestinezë disa ditë më parë.

“BE-ja ka qenë e shpejtë për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë, por bota mbetet e heshtur edhe pse më shumë se 65 fëmijë palestinezë u vranë nga shteti izraelit”, tha Kenny.

Duke theksuar nevojën për dërgimin e një mesazhi të qartë solidariteti me popullin palestinez, Kenny tha që “shteti racist i Izraelit” duhet të izolohet.

Ndryshe, sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat filluan më 10 maj, përfunduan më 21 maj pas një armëpushimi me Hamasin. Në sulmet izraelite në Gaza jetën humbën 254 persona, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *