Deputeti komunist rus kërkon që Putini t’i japë fund luftës në Ukrainë

deputeti komunist rus kerkon qe putini ti jape fund luftes ne ukraine
deputeti komunist rus kerkon qe putini ti jape fund luftes ne ukraine

10:30 28/05/2022

Një deputet i Partisë Komuniste në lindjen e largët të Rusisë i ka kërkuar Vladimir Putinit t’i japë fund luftës dhe të tërheqë forcat ruse nga Ukraina.

Duke thyer linjën e partisë në një shfaqje të rrallë të kundërshtimit ndaj luftës së vendit të tij në Ukrainë, Leonid Vasyukevich tha të premten: “Ne e kuptojmë se nëse vendi ynë nuk e ndalon operacionin ushtarak, do të kemi më shumë jetimë në vendin tonë”.

Ai foli në një takim të Asamblesë Legjislative Rajonale të Primorskut në portin e Vladivostok.

Duke iu drejtuar komenteve të presidentit rus, fjalimi i tij u shfaq në një video të postuar në një kanal Telegram.

Një tjetër deputet mbështeti pikëpamjet e Vasyukevich, megjithatë, kryetari i asamblesë legjislative më pas lëshoi ​​një deklaratë duke i quajtur vërejtjet një “provokim politik” të pambështetur nga shumica e ligjvënësve.

Në fillim të këtij muaji, një diplomat rus me bazë në Gjenevë dha dorëheqjen, duke thënë se i vinte “turp” për luftën. Rusia ka vendosur dënime të rënda për sfidimin publikisht të narrativës së Kremlinit për operacionin ushtarak në Ukrainë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts