Deputeti shqiptar në Serbi: Le të nervozohet kush të dojë, Kosova është shtet dhe pikë!

Pas fotos së publikuar në rrjetet sociale të Presidentit Aleksandar Vuçiç të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë, ka reaguar edhe deputeti me origjinë shqiptare në Kuvend në Beograd, Shaip Kamberi.

Ai thotë se Kosova është shtet pavarësisht se kush mund të nervozohet nga ky fakt.

“Le të nervozohet kush të doje, ama Kosova është shtet dhe pikë”, tha Kamberi.

Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës, nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ngjalli reagime të shumta. I pari i serbëve, e quan si masakër ndaj serbëve të Kosovës atë që ndodhi në Mars të 2004.

17 vjetorin e trazirave, Vuçiç vendosi ta përkujtojë me një fotografi kontroverse që ngjalli shumë debat në opinion publik në Kosovë.

Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram ka shpërndarë një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë duke shkruar krahas saj se më asnjëherë s’do të lejojë të ndodhë përsëri një ngjarje e tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *