Deputetja e PD: Me Mirel Mertirin me lidhin vetëm qindra denoncime qe kam bërë dhe i bej aferës se inceneratoreve








Deputetja e PD-së Ina Zhupa thotë se me Mirel Mërtirin, njeriun e inceneratorëve e lidh vetëm denoncimi që ajo ka bërë ndaj kësaj afere.

ina zhupa

Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa paralajmëron se do të ngrejë padie edhe ndaj një media në Shqipëri, që siç shprehet ajo po shpif ndaj saj.

“Do përballemi bashke me padi ne gjykate! Padinë do e bej ne respekt te qytetarëve qe besojnë te unë dhe me kane votuar dhe ne respekt te familjes time qe dëgjon cdo dite, idiotësirat e shpifjet e nje makinerie llumi dhe mercenarësh”, shkruan Ina Zhupa.

Reagimi i Ina Zhupës

Cim Peka po shpif live ne drejtimin tim!

Per informim te publikut: Me Mirel Mertirin me lidhin vetem qindra denoncime qe kam bere dhe i bej aferes se inceneratoreve dhe dy padi qe kam nga ai ne ceshtje civile edhe penale si perfaqesuese e PD qe e kam denoncuar vazhdimisht. Te dyja padite e fituara nga une kunder Mirel Mertirit!

Si anetare e komisionit te medias kisha vendosur qe shpifjeve te Syri.net, te shumta keto kohe ndaj meje, te marra copy paste nga kundershtaret e mi politik, mos ti pergjigjesha me padi si parim i lirise se medias.

Por cdo gje ka nje kufi dhe keni shkelur cdo kufi! As media nuk quheni me sepse jeni bere nje vegel propagandistike ne duart e nje familje.

Do perballemi bashke me padi ne gjykate! Padine do e bej ne respekt te qytetateve qe besojne te une dhe me kane votuar dhe ne respekt te familjes time qe degjon cdo dite, idiotsirat e shpifjet e nje makinerie llumi dhe mercenaresh!

Parate e fituara nga padia do i perdor per nje kurs falas per gjithe studentet e gazetarise me tematike: “Shpifja dhe lajmet e rreme! Modeli antigazetari-rast studimor Syri”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.