“Der Spiegel”: BE po çon Ballkanin drejt një konflikti të ri

10:21 24/10/2021

Mungesa e ofrimit të perspektives nga BE ndikon në acarimin e situatës

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan, duke paralajmëruar se ne rajon mund te nisë një konflikt i ri, dhe për këtë fajin do ta ketë Bashkimi Europian.

Në artikull theksohet BE me politikën e saj të jashtme është e pabesueshme dhe se nuk ka asnjë plan konkret për rajonin duke i lënë rrugë Rusisë dhe Kinës që të veprojnë.

Duke dhënë disa fakte për sjelljen agresive të liderit të serbëve të Bosnjës Millorad Dodik, sipas “Der Spiegel” çfarë po ndodh në Ballkan mund të ketë pasoja dramatike për Europën.

Revista gjermane kritikon ashpër Bashkimin Europian, duke akuzuar se faktikisht nuk është i pranishëm në Ballkan. BE, sipas “Der Spiegel”, në rajon nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka as politikë.

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në pritje të një drite jeshile nga BE për nisjen e negociatave për integrim, por prej vitesh kjo po shtyhet për konflikte të brendshme të vendeve anëtarëve të saj.

Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e situatës në rajon.  Sipas revistës gjermane pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse në Ballkan do të ketë serish përballje të armatosura.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *