“Derbi është bonus i madh”, flet Daja: Specialistët? Në studio janë të zotë, por kur dalin në…

Partizani rikthehet të luajë në kampionat, pas asaj humbjeje ndaj Skënderbeut fundjavën e kaluar. Të kute do të sfidojnë Tiranën në derbin e kryeqytetit, e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në vigjilje të kësaj sfide ka folur në konferencë për shtyp përpara mediave trajneri Ilir Daja i cili analizoi këtë takim:

DAJA

Derbi – “Kemi pasur vazhdimësi pozitive, pavarësisht ndeshjes së fundit. Nesër është derbi dhe nuk ka lidhje çfarë kemi bërë më parë. Është ndeshje e rëndësishme dhe mbajmë përgjegjësi dhe e kemi vlerësuar shumë.  Nuk jam nga ato trajnerë që merrem me trajnerët dhe formacionet e kundërshtarëve.”

Ecuria – “Rezultatet e gjithë ekipeve sipër kanë qenë negative. Ky kampionat ka nisur me 3 nëntor dhe ka qenë shumë i ngjeshur, lojtarët e Partizanit kanë bërë vetëm 3 ditë pushim, kjo nuk ka ndodhur më parë. Nuk kemi bërë mirë këto tre javë, por kështu kanë bërë edhe kundërshtarëve dhe nisemi nga një pozicion. Vetëm Tirana ka bërë ndryshe. Derbi megjithëse është bonus i madh psikologjik, por vlen tre pikë, sa të tjerat. Nëse humbin nuk ndryshojnë objektivat. Gazetarët nuk e kanë renditur në fillim Partizanin si pretendent, por vazhdimësia jonë ka sjellë këtë vlerësim.

Mungesat – “Zhunior ka qenë i dëmtuar me tërheqje muskulore dhe ka rezultuar edhe pozitiv për Covid-19. Është shëruar dhe është stërvitur i veçuar. Do jetë në pankinë, më shumë për motivim. Po ashtu edhe Hasani. Nesër të gjithë do jenë të grumbulluar.”

Lodhja dhe gabimet – “Me Apoloninë dhe Skënderbeun kemi bërë ndeshje të mira, kemi qenë të motivuar dhe nuk ishte ajo, që nuk e solli fitoren. Ka qenë lodhja dhe gabimet teknike, ashtu siç kanë bërë të gjithë ekipet në Superiore, por edhe Europë, ku skuadra të mëdha kanë pasur oscilacione. Skënderbeu nuk na vodhi, por goditi vetëm dy herë portën, shtylla dhe goli.”

Pakënaqësia e specialistëve – “Keni dëgjuar specialistët, janë shumë të zotë kur janë atje në studio, por kur dalin te fusha pastaj.”

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *