Derbi i kryeqytetit/ Blutë e Dinamos, asnjë fitore me “demat” këtë sezon









Të vetmen fitore në derbet e shumta të këtij sezoni Dinamo e ka arritur ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë. Ndërsa kundër Partizanit nuk ka fituar asnjëherë në 5 ndeshjet e zhvilluara deri tani, pasi edhe me të kuqtë blutë janë përballur dy herë në Kupë, krahas tri ndeshjeve të deritanishme në kampionat.

PARTIZANI DINAMO

Tri ndeshje ndaj këtij kundërshtari janë mbyllur në barazim 1-1 dhe në të dyja rastet ka shënuar kapiteni Agim Ibraimi. Një tjetër barazim, por 0-0, është ai i fazës së tretë të kampionatit.

Dy ndeshjet e tjera janë mbyllur me fitoren 1-0 të Partizanit, njëra me gol të Esat Malës dhe tjetra me gol të Xhuljano Skukës. Për trajnerin Vanoli do të jetë derbi i dytë në stolin e Dinamos, pas atij në debutim ndaj Tiranës, ku humbi 1-0. Italiani nuk ka marrë asnjë pikë në krye të bluve në 5 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.