Derbi i kryeqytetit, ja sa bileta janë shitur për supersfidën Partizani-Tirana









Sonte në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania” luhet derbi i fundit i kryeqytetit për këtë vit kalendarik.

Tirana-derbi

Partizani luan si pritës ndaj Tiranës në një ndeshje që i gjen skuadrat në gjendje të ndryshme, por të dyja kanë nevojë të madhe për mbështetjen e tifozëve, sidomos në një sfidë të tillë.

Shitja e biletave ka ecur me ritme të kënaqshme. Gazeta ka mësuar se deri mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 5 mijë të tilla. Biletat mund t’i siguroni në biletarinë në “Selman Stermasi” nga ora 10:00 deri në 19:00.

Por, ka edhe një risi. Klubi i kuq bën me dije se është hapur më në fund sporteli në “Air Albania” dhe biletat mund të sigurohen edhe atje, nga ora 10:00 deri në 18:00. Ditën e ndeshjes biletat pranë stadiumit “Air Albania” mund t’i blini nga ora 10:00 deri në 17:00.

cmimet

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *