Derbi i kryeqytetit ndaj Dinamos, Tirana me njoftim të rëndësishëm për tifozët








Pas ndeshjes së djeshme në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, Tirana dhe Dinamo do të përballen sërish pas dy ditësh në derbin e kryeqytetit kësaj radhe për javën e tetë të Kategorisë Superiore.

HOXHALLARI IBRAIMI DINAMO TIRANA

Ky takim do të zhvillohet të shtunën në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”, dhe klubi bardheblu si skuadër pritëse ka publikuar me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” çmimet e biletave, të cilat variojnë nga 500 deri në 5000 lekë të reja.

Në tribunën pas porte një biletë kushton 500 lekë. Në tribunën përballë, bileta kushton 1000 dhe 1500 lekë. Në tribunën VIP, bileta kushton 3000 lekë dhe 5000 lekë.

BI

Ndërsa për tifozët miq të Dinamos një biletë pas porte kushton 500 lekë ndërsa një në tribunën VIP kushton 3000 lekë.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TIRANËS –

“Tashmë në shitje! #ndeshjaeradhës⚪️🔵 #nextmatch⚽ #togetherstrong”
PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *