Interi po mendon që tani për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Reparti që shihet më shumë prioritet është mesfusha, ku nuk është gjetur një alternativë e besueshme e titullarëve. Mediat italiane kanë përmendur shumë emra, ku i fundit është padyshim i bujshëm.
Sipas “Tuttosport”, zikaltërit kanë hedhur sytë nga Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar i Empolit ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit dhe shumë klube po monitorojnë situatën e tij. Mos harrojmë që edhe Milani ka shfaqur interes për të. Ndoshta mund të kemi një derbi të Milanos për Asllanin në merkaton everës. Asllani nuk është i vetmi shqiptar në syrin e Marotës, pasi Interi po monitoron dhe Berat Gjimtshitin për të përforcuar mbrojtjen./ PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al