Derbi i Turqisë për Muriqin, dy klubet e mëdha duan shërbimet e sulmuesit



Para disa ditësh u përhapën disa lajme se Vedat Muriqi kishte kërkuar të largohej nga Lacio madje mediat shkuan dhe më tej teksa duke pretenduar se shtatlarti aosovar kishte kërkuar rikthimin te ish skuadra e tij e Fenerbaçes.

muriqi

Ditën e sotme, gazeta turke “Aspor” publikoi një lajm ku rivalët e Fenerbaçes, Beshiktashi ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e Muriqit.

Beshiktashi është drejt titullit kampion të Turqisë dhe një numër të lartë lojtarësh u skadon kontrata këtë verë, teksa kërkojnë të forcojnë ekipin për sezonin tjetër dhe emri i Muriqit shihet si ideal për sulmin, pasi futbollisti dardan e njeh mjaft mirë kampionatin turk.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Muriqit, por vera do të rezervojë një merkato të nxehtë për sulmuesin shtatlartë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *