“Derbi Inter-Juventus më lë pa gjumë”, Morati: “Fenomeni” Ronaldo i veçantë, Murinjon e mora sepse ngjasonte me….








Sfida Inter-Juventus ose siç njihet ndryshe Derbi i Italisë, gjithmonë ka prodhuar debate ndërmjet tifozërive të dy skuadrave, por ka ndezur dhe pakënaqësi dhe nivel drejtuesish. Në prag të kësaj ndeshjeje, ka qenë ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, i cili ka folur për për përditshmen sportive italiane “La Corriere dello Sport” me superlativa për Ronaldo “fenomenin”, kur ky i fundit ka qenë pjesë e zikaltërve, por dhe për përballjen Inter-Juventus.

MORATI

Ronaldo – “Ronaldo ka qenë i veçantë. Në 98-tën, pothuajse të gjitha gazetat flisnin për Interin dhe për Ronaldon”.

Marrja e pronësisë së Interit në vitin 1994 – “Të blija Interin nuk ishte një qëllim atëherë. Si do t’ja dilja , kujt do tja shisja, këto ishin ato që më vinin ndër mend”.

Interi i tripletës më nostalgjiku? – “Do të ishte ofendim për ata që fituan gjithcka, nëse do të zgjidhja një skuadër tjetër. Gjithsesi ajo skuadër e Ronaldos, Zamoranos, Rekobës dhe Xhorkef-it, ka mbetur në zemrën time.

Derbi Inter-Juve më i paharrueshëm për ju? – “Për ne tifozët e Interit kjo sfidë ka një kuptim të vecantë, më le pa gjumë gjithë natën. Ti mendon për të gjatë gjithë kohës”, u shpreh Morati.

Përdorimi i VAR-it në kohën tuaj? – “Do të ishte e njëjta gjë, sepse pas var-it do të ishin njerëz me të njëjtat ide”.

Murinjo – “Murinjo është i zoti dhe jam i lumtur që është tek Roma, ku po bën mirë. E mora atë sepse më kujtonte shumë Herrerën. Isha I befasuar nga fakti që ai ishte ndryshe, provokativ, por në të njëjtën kohë shumë I zoti në komunikim dhe goxha inteligjent”.

Morati ka qenë president i Interit për shumë vite, kur spikasin shumë trofe të fituar nën drejtimin e tij, ku më I vecanti ka qenë Tripleta e fituar në vitin 2010.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *