Derbi me Arsenalin për të çimentuar Champions-in, Tuhel: Në finale prej Lampardit, nuk na intereson ku luhet






Tomas Tuhel thotë se ai i është mirënjohës Frenk Lampardit për punën e tij te Çelsi, vendimtare për arritjen e finales së Champions-it. Tekniku gjerman e zëvendësoi anglezin në “Stamford Bridge” në janar dhe prej atëherë e ka dërguar klubin nga vendi i nëntë në të tretin në Premier Ligë dhe në finalen e Champions-it dhe Kupës FA.

TUHEL

Blutë e Londrës luajnë derbin me Arsenalin sot, me objektivin për të çimentuar pozicionin e tyre në katër vendet e para. Ndërsa të shtunën mund të fitojnë trofeun e parë, pasi luajnë finalen e Kupës FA kundër Lestërit në “Wembley”. Më 29 maj është radha e finales së Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit.

Tuhel tha në konferencën e djeshme se një rol të rëndësishëm për këtë arrije e ka edhe ish-trajneri Lampard. “Në finalen e Champions-it ti mund të arrish vetëm duke dalë nga grupet dhe Frenk arriti një rekord të shkëlqyer në atë fazë.

Ajo shtron bazat për arritjen në finale dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë. Që nga dita e parë kur erdha këtu, isha i vetëdijshëm se Frenk krijoi trashëgiminë e tij te Çelsi dhe ajo është e merituar. Kur unë erdha këtu, gjysma e punës ishte bërë dhe unë duhet vetëm të vazhdoja punën që ai kishte nisur.

Ai është një nga lojtarët e mëdhenj dhe figurat kyçe të këtij klubi. Kur thua Çelsi, mendja të shkon te Frenk Lampard. Një apo dy ditë pasi unë erdha, ai më dërgoi një mesazh dhe më uroi suksese. Ishte një gjest shumë i bukur dhe ishte shumë i sjellshëm. U lumturova shumë nga ai mesazh”. Finalja e Champions-it po diskutohet të zhvendoset nga Stambolli në Portugali ose Angli për shkak të karantinës.

I pyetur nëse kishte ndonjë preferencë për vendin e finales, ish-trajneri i PSG-së tha: “Jo, absolutisht jo. Preferenca është ta luajmë dhe të shkojmë kudo që të jetë e nevojshme. Pozitive për mua është se kemi negociatorë shumë të mirë në këtë pjesë në bisedimet me UEFA-n dhe ata do të na informojnë për çdo vendim që do të merret”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *