Derdhet naftë në detin Mesdhe

20:44 13/06/2021

Alarm mjedisor në brigjet lindore të Korsikës

Rreziku i një katastrofe te madhe mjedisore në brigjet lindore te ishullit francez të Korsikës duket se është shmangur për momentin. Rripi i zi i shfaqur si pasojë e derdhjes në det të hidrokarbureve po i largohet bregut, i shtyrë nga rrymat detare.

Tre anije të mëdha ende të paidentifikuara në kombësinë që i përkasin dyshohet se kanë derdhur hidrokarbure në det. Një veprim i ky paligjshëm, por fatkeqësisht gjithnjë e më i shpeshtë.

Këto janë hidrokarbure të përdorura që mblidhen në rezerva dhe normalisht duhet të degazohen në porte, deklaron Barbara Pompili, ministre franceze për tranzicionin ekologjik.

Sipas saj, ata që kanë ndotur detin janë kriminelë dhe do të duhet të trajtohen si kriminelë. Prokuroria e Marsejës po heton çështjen.

Më shumë se 3 tonë hidrokarbure janë rikuperuar tashmë nga anijet e angazhuara në planin e mbrojtjes të aktivizuar nga prefekti. Pjesa e ndotur e bregdetit francez është mbyllur për publikun dhe po ashtu veprimtaria e peshkimit në këtë zonë është ndaluar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *