“Derë më derë, pranë njerëzve”, Basha tur në Shkodër: Të fuqizojmë qytetarët, t’ju shërbejmë atyre

dere me dere prane njerezve basha tur ne shkoder te fuqizojme qytetaret tju sherbejme atyre

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka kaluar edhe natën në qytetin e Shkodrës, pasi këtë mëngjes ai është shfaqur sërish në qytetin verior, në rrugën Bujar Bishanakum duke u takuar me banorë dhe biznese të vogla përgjatë saj.

Duket se këto 2 ditë në Shkodër kanë qenë me një agjendë tepër të ngjeshur për kryetarin Basha, të cilat ai i ka ndarë në kohë reale me ndjekësit e tij edhe në faqen e Facebook.

“Lagje më lagje, derë më derë, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vogla e të mëdha. Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve. Pasiguria ekonomike dhe kërcënimi i përditshëm i rendit nga krimi, e bëjnë përherë e më të vështirë jetesën e shkodranëve dhe qytetarëve anembanë vendit. Prandaj është e domosdoshme zhbërja e këtij modeli të dështuar qeverisës. Ky ndryshim do të vij përmes një bashkimi të vërtetë e të sinqertë te gjithë faktorëve shoqërore që kërkojnë fuqizimin e qytetarëve dhe forcimin e llogaridhënies te pushtetareve. Kështu nis ndryshimi i vërtetë, kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan Basha këtë paradite, duke e shoqëruar postimin me një album fotografik nga takimet gjate kësaj ecje.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts