Deri më 6 dhjetor 432 raste në 21 vende, OBSH: Omicron të luftohet përmes vaksinimit

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, tha se shkalla e infektimi me COVID-19 tek fëmijët e moshës pesë deri në 14 vjeç është më e larta në Evropë.

“Mbroni fëmijët dhe shkollat përmes strategjisë së kundërpërgjigjes”, kërkoi zoti Kluge nga qeveritë.

Ai propozoi që varianti Omicron i koronavirusit të luftohet me të njëjtat mjete që janë përdorur kundër variantit Delta.
“Deri më 6 dhjetor, janë identifikuar 432 raste me Omicron në 21 vendet anëtare të OBSH-së. Mënyra më e mirë për të ecur përpara ndërsa mblidhen më shumë prova, është shfrytëzimi i mjeteve që janë përdorur kundër variantin Delta, të cilat mund të kenë ndikim mbi variantin Omicron. Këto pesë mjete janë – vaksinimi, doza përforcuese, mbajtja e maskës, ventilatorët dhe protokolli i terapive”, tha zoti Kluge, ndërsa theksoi se vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë zgjidhja e fundit.

Pak më shumë se gjysma e qytetarëve në Evropë dhe Azinë Qëndrore janë plotësisht të vaksinuar, tha ai, ndërsa theksoi se në këto dy rajone varianti Delta është dominues. Zoti Kluge shtoi se vaksina kundër COVID-19 vazhdon të jetë e efektshme në parandalimin e simptomave të rënda dhe vdekjes nga koronavirusi.

Ai tha se ende është e paqartë nëse varianti Omicron është më ngjitës krahasuar me variantet tjera dhe se ende nuk dihet me siguri se sa të rënda janë simptomat e shkaktuara nga Omicroni.

Të dhënat në dispozicion mbi variantin ende janë fillestare dhe në zhvillim, duke përfshirë dhe ato rreth efektshmërisë së masave kundër koronavirusit si vaksina, diagnostikimet dhe terapitë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.