“Deri në Europianin e ardhshëm do të kemi 4 vite festë”, Mançini: Presidenti ishte tifozi ynë i parë, ia kishim borxh Italisë








“Jemi sot këtu më krenarë se kurrë, por ne nuk jemi përfaqësuesit e futbollit, përfaqësojmë triumfin italian, ndaj donim me vete në këtë udhëtim dhe Mateo Beretinin (finalistin tjetër në Londër, në tenis kundër serbit Novak Xhokoviç, në ‘Uimbëlldon’. Përpara finales sonë vuajtëm për Mateon, por ashtu si ne, të cilëve na u desh pak kohë që të ringriheshim, jam i bindur se dhe Beretini do të kthehet shpejt në Londër dhe do ta fitojë edhe ai ‘Uimbëlldonin’. Jemi të gjithë italianë dhe të lumtur që bëmë të lumtur vendin tonë”.

Mancini Italia

Ishte kjo fjala hyrëse e trajnerit Roberto Mançini, në pritjen që iu bë përfaqësueses së tij në pallatin presidencial. “Që në fillim na u bënë shumë krahasime me Italinë e vitit 1982 që fitoi Botërorin dhe mendoj se kush pati këtë intuitë, kishte të drejtë. Ashtu si atëherë, presidenti i vendit (Serxho Matarela) ishte tifozi ynë i parë dhe e shijuam shumë kthimin për në Itali. Prandaj e falënderojmë presidentin Matarela që na u gjend pranë dhe që na ftoi dhe nderoi në shtëpinë e tij.

Por, falënderimin më të madh dua t’ua dërgoj tifozëve tanë, italianëve brenda dhe jashtë kufijve, të gjithë atyre që na mbështetën në Londër, në Mynih, në Firence dhe në Romë. Më në fund, ky vend rikthehet të festojë pas një periudhe shumë të errët. Dhe ne jemi njerëzit më krenarë që ia sollëm festën dhe emocionet Italisë, duke rishkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm të sportit, futbollit tonë.

Mendoj se pas gjithë makthit që pamë gjatë pandemisë, duke qenë më të goditurit në Europë, ia kishim borxh një lumturi të tillë kombit tonë. Dhe tani, deri në Europianin e ardhshëm na presin 4 vite festë”, mbylli fjalën e tij trajneri Roberto Mançini.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *