
19:35 03/06/2022
Një grua në plazhin e famshëm të Costa Blanca në Spanjë është plagosur pasi u kafshua nga një derr i egër që doli papritur nga deti.
Në pamjet amatore të filmuara nga të pranishmit aty, tregojnë turistët teksa vrapojnë dhe përpiqen t’i largohen derrit të egër. Rojet e plazhit arritën që ta dëbonin kafshën prej aty, një prej plazheve më të populluara.
Derri i egër u përplas me gruan 67-vjeçare dhe e kafshoi në këmbë. Mjekët i dhanë ndihmën e parë zonjës dhe nuk është në rrezik për jetën.
Megjithatë, nuk dihet se si derri i egër përfundoi në det. Kanë qenë ekuipazhet e skafeve dhe varkave që lajmëruan rojet e plazhit se një derr i egër po noton drejt tokës. Mendohet se ka ardhur nga parku natyror i Serra Gelada që ndodhet aty pranë dhe shtrihet përgjatë vijës bregdetare.
Sidoqoftë, autoritetet spanjolle njoftuan se kanë marrë masa për të mbajtur të sigurt turistët nga problemi i derrave të egër që enden gjatë natës rrugëve të qytetit. /tvklan.al



Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al