“Dervish Hasi e njohu vajzën kur kujdesej për të afërmin në spital”, gazetarja Lala: Mjeku ka filmuar të miturën dhe e ka shpërndarë

dervish hasi e njohu vajzen kur kujdesej per te afermin ne spital gazetarja lala mjeku ka filmuar te mituren dhe e ka shperndare
dervish hasi e njohu vajzen kur kujdesej per te afermin ne spital gazetarja lala mjeku ka filmuar te mituren dhe e ka shperndare

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që u zbulua në kryeqytet ku një mjek kardiolog kishte marrë në banesën e tij një vajzë adoleshente dhe me të kishte nisur një marrëdhënie.

Lala zbuloi se Dervish Hasi ishte njohur me vajzën kur ajo ishte vetëm 14 vjeç teksa ajo kujdesej për një të afërm të sajin i cili merrte mjekim nga Hasi.

Ajo shtoi se ai kishte marrë numrin e të miturës dhe aty ka nisur komunikimin e parë me të.

Gazetarja tregoi më tej se Hasi e ka fotografuar dhe filmuar vajzën në pozicione të pahijshme dhe më pas ka shpërndarë pamjet.

“Dervish Hasi u njoh me vajzën kur ishte 14 vjeç. Ajo shkoi në spitalin Shefqet Ndroqi kur kujdesej për një të afërm. Gjatë qëndrimit atje mjeku duke shkelur etikën ka marrë numrin e vajzës dhe ka nisur komunikimin e parë. Ai ka mbajtur vajzën në ambiente të ndryshme pa dijeninë e vajzës. Prindërit kanë bërë çdo përpjekje për të larguar vajzën.

Dervish Hasi bashkëjetonte edhe me 3 gra të tjera dhe kishte 7 fëmijë me to. Gjithë komuniteti ku ai jetonte e dinte dhe askush nuk reagonte për të parë gjendjen ku jetonin fëmijët dhe zonjat në fjalë. Ne nuk e dimë nëse ato kanë apo jo të drejta.

Dervish Hasi e ka fotografuar dhe filmuar vajzën dhe më pas ka shpërndarë pamjet. Në momentin që filmon një person vulnerabël si vajzën në fjalë.

Ai e ka filmuar dhe fotografuar vajzën, ndërsa avokatët e kanë mbrojtur duke thënë se feja e lejon të mbajë disa gra. Është shkelje të filmosh një fëmijë sepse nuk gjykon dot”, u shpreh ajo mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts