Dëshira Mena: Urdhërat fiktivë në regjistruar në Tatime, si po tentohet të kapen inxhinierët. Pse hesht Ministria e Infrastrukturës

deshira mena urdherat fiktive ne regjistruar ne tatime si po tentohet te kapen inxhinieret pse hesht ministria e infrastruktures
deshira mena urdherat fiktive ne regjistruar ne tatime si po tentohet te kapen inxhinieret pse hesht ministria e infrastruktures

Dëshira Mena, drejtore ekzekutive e Unionit të inxhinierëve, në rubrikën “Opinion” në News24 tha se projektligji për urdhërin e inxhinierit po ndiqet hap pas hapi, duke theksuar se profesioni i inxhinierit është i rregulluar me ligj tashmë.

Mena tha se në njërën anë kemi çertifikatën e regjistrimit dhe në anën tjetër kemi një projektligj që po diskutohet në Kuvend.

“Në institucionin e Tatimeve është regjistruar urdhëri i inxhinierit, ndërkohë që nuk ka ligj, pasi është në fazën e diskutimeve, pra është projektligj. Por, kemi nga organet tatimore që na lëshojnë dokumente me emërtimin ‘urdhëri i inxhinierit’ dhe ai “hidroteknik”, në një kohë që në Kuvend kemi projektligjin. Atëherë lind pyetja si ka mundësi që na dalin urdhëra kur nuk kemi ligj? Pse aplikohen dy standardet, në njërën anë kemi diskutimet në Kuvend (komisionet parlamentare) dhe në anën tjetër nga Tatimet na dalin urdhërat, që në thelb janë fiktivë, por që janë të detyrueshëm për zbatim”, tha Mena.

Sipas saj, çështja këtu është se kemi dy ministri, një e Arsimit dhe tjetra e Infrastrukturës, që nuk reagojnë kundër urdhërave fiktivë. “E gjithë kjo situatë ka një synim si të kapin inxhinierët”, tha Mena.

Ajo tha se është detyrë e Ministrisë së Infrastrukturës që të reagojë, ti japë zgjidhje kësaj situate. Mena tha se Ministria e Infrastrukturës duhet të reagojë kundër këtyre urdhërave fiktivë që regjistrohen në Tatime

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts