Dëshiron të prishë kontratën, Takaj i kërkon shumën e majme yllit të Skënderbeut








Jorgo Meksi dhe Skënderbeu mund të ndahen para nisjes së fazës përgatitore. Pavarësisht se kapiteni i bardhekuqve ka një kontratë të vlefshme me bardhekuqtë duket se po joshet së tepërmi nga ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Jorgo Meksi

Në të tilla kushte mbrojtësi i krahut të djathtë të korçarëve kërkon të shohë si të mundshme një destinacion të ri duke gjetur gjuhën e bashkëpunimit me korçarët.

Nëse Meksi ka qenë një nga lojtarët më konstantë për Skënderbeun në dy sezonet e fundit kjo ka sjellë edhe interesimin e disa ekipeve për korçaro-vlonjatin e bardhekuqve. Në kushtet kur tashmë edhe interesimet janë bërë të shumta, Meksi ka filluar të reflektojë për një tjetër destinacion që ndoshta mund të jetë shumë më i vlefshëm për të.

Kjo merkato ka sjellë veç të tjerash oferta të shumta për mbrojtësin e Skënderbeut. Kapiteni i korçarëve veç tri ofertave nga Shqipëria, mes të cilëve edhe Partizani e Dinamo, duket se ka një ofertë konkrete nga Greqia.

Ofertë e cila dukshëm tundon vetë lojtarin që kërkon ta shfrytëzojë si një mundësi e mirë për t’i dhënë më shumë hov karrierës së tij.

Në këto kushte, Meksi ka kërkuar nga Skënderbeu mundësinë e zgjidhjes së kontratës në mënyrë konsensuale, por drejtuesit e Skënderbeut nuk duan të privohen nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të sezoneve të fundit.

Në këto kushte, duket se nga sa raportohet, presidenti Takaj i ka kërkuar lojtarit 60 mijë euro për kartonin e tij, me qëllim që ai të vazhdojë karrierën atje ku dëshiron.

Këtu duket se palët janë larg, por mbetet për t’u parë se si do të përfundojë seriali “Meksi” te Skënderbeu.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *