“Dëshmitar i punës së jashtëzakonshme për evakuimet nga Afganistani”/ Kongresmeni amerikan falenderon popullin shqiptar! Ambasadorja Yuri Kim: Mirënjohje për mbështetjen










Dy ditë më parë vendin tonë e vizitoi kongresmeni amerikan, Mike Quigley, i cili u prit nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ligjvënësi amerikan ka falënderuar ambasadën, por edhe popullin shqiptar për pritjen që i bënë.

kim

Sa i takon situatës në Afganistan, kongresmeni Mike Quigley thotë se ishte dëshmitar i punës që po bëhet në Shqipëri për evakuimet nga Afganistani.

Nga ana e saj, edhe ambasadorja Yuri Kim e ka falënderuar kongresmenin për vizitën në Shqipëri, duke i shprehur mirënjohje për mbështetjen amerikane dhe për bashkupunimin e fortë, përfshirë edhe çështjen e strehimit të afganëve.

yuri kim kongresmeni

Ndërkohë në njoftimin e ambasadës dy ditë më parë u bë e ditur vizita e kongresmenit. Ndër të tjera, ambasada njoftoi se Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s.

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *