Dëshpërimi rritet në Hawai, numri i të vdekurve ka arritur në 99

[embedded content][embedded content]

19:15 15/08/2023

Tymi nga zjarret ka shkaktuar probleme me cilësinë e ajrit    

Pas gati një jave nga zjarri që shkatërroi ishullin Maui në Hawai, ekipet e kërkimit me qen të specializuar kanë krehur 25% të zonës në qytetin Lahaina të shkrumbuar nga zjarret.

Viktima e 99 u gjet nën rrënoja ndërsa ekipet janë në garë më kohën për të gjetur të tjerë të cilët rezultojnë të zhdukur gati një javë pas katastrofës.

Zjarri më vdekjeprurës në SHBA në më shumë se 100 vjet shkatërroi më shumë se 2200 ndërtesa një dëm që arrin në rreth 5.5 miliardë dollarë. Dëshpërimi rritet në Maui ndërsa banorët presin për orë të tëra në radhë të gjata trafiku për të gjetur të dashurit e tyre si dhe për të parë shtëpitë e tyre të cilat janë dëmtuar në Lahaina dhe zona të tjera.

Jerry Calipjo, një banor i Lahaina i cili deri më tani ka qëndruar në një makinë me qira së bashku me familjen e tij për rreth 1 javë pasi humbi gjithçka nga zjarret.

“Ne duhet të kthehemi në Lahaina. Nga këtu jemi, lindur dhe rritur. E dini se çfarë dua të them? Dhe thjesht duhet të kthehem në punë që të mund të mbaj familjen time. Kemi humbur shtëpinë dhe makinën tonë. Unë kam marr një makinë me qera këtu, por nuk mund ta kem për një periudhë të gjatë do të duhet ta kthej këtë për 24 ditë. Nuk më ka mbetur asgjë.”

Pasi zjarri i rrafshoi pjesën më të madhe të qytetit turistik historik problemi më i madh është se tymi i vazhdueshëm nga hiri i zjarrit, që po shkakton probleme me cilësinë e ajrit.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts