“Dështim i madh i ekipit të Biden”, Grenell kujton mbarimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për njohjet: Popujt e Ballkanit meritojnë një President të SHBA që i kushton vëmendje

SHBA

Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Donald Trump kujton mbarimin e afatit të një prej pikave të marrëveshjes së Uashingtonit, ai i ndërprerjes për një vit të fushatave për njohje nga Kosova dhe për mosnjohje nga Serbia.

Në një mesazh, Grenell deklaron se është një dështim i ekipit të Biden që në një vit nuk kanë bërë asgjë dhe se popujt e Ballkanit meritojnë një President të SHBA që i kushton vëmendje.

“Gazetarët në DC e humbën plotësisht afatin e fundit.
Është një dështim i madh i ekipit Biden. Popujt e Ballkanit meritojnë një President të SHBA që i kushton vëmendje”, shkruan Grenell në Twitter.

Më tej ai thotë në një deklaratë se Biden nuk u përpoq që ta shtynte atë moment marrëveshjeje ku të dyja palët do të gjenin një gjuhë të përbashkët dhe të shikonin përpara.

“Ajo që ne u përpoqëm të bëjmë, ajo që presidenti Trump u përpoq ishte të sillnim së bashku të dy shtetet dhe për 1 vit u ndalën fushatat e njohjes dhe mos njohjes dhe ata premtuan se për 1 vit do të bisedonin. Fatkeqësisht ky përkushtim ndali në shtator të këtij viti. Biden nuk u përpoq që ta shtynte atë atë moment marrëveshjeje ku të dyja palët do të gjenin një gjuhë të përbashkët dhe të shikonin përpara. Nuk ka pasur përpjekje nga Shtëpia e Bardhe për të sjellë Serbinë dhe Kosovën së bashku në këtë marrëveshje të mrekullueshme . Shpresoj që ata do ta kuptojmë mundësinë e madhe që u kemi dhënë dhe se u kemi dhënë mundësinë të zgjidhin disa nga këto probleme”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *