“Dështim monumental”- Rama sulmon raportin e Dick Martyt: Imagjinoni sikur presidenti juaj të merret nga zyra dhe të mbahet në burg pa asnjë aktakuzë









Kryeministri Edi Rama sulmoi nga selia e OKB-së raportin e Dick Martyt për akuzat e ngritura ndaj UÇK-së për trafikim organesh.

rama 5

Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme tha se asnjë aktakuzë e ngritur nuk është provuar dhe theksoi se Këshilli i Evropës duhet ta rishkruaj të vërtetën.

Rama mori në mbrojtje ish-presidentin Hashim Thaçi, ku tha se ai u mor nga zura dhe u mbajt një vit në burg pa asnjë aktakuzë apo padi.

“Nuk mundem të mos ndajë këtu me ju një shembull që duhet të jetë një mësim për të gjithë botën demokratike. Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një raport, nga një parlamentar i zellshëm dhe ku akuzohej Ushtria Çirimtare e Kosovës për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve. Zoti Marty duhet të ishte paguar si tregimtar por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Evropës. Raporti i tij ishte tronditës, jo vetëm që shumë i besuan por u shqyrtua në idenë kyç për ngritjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës. U bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloji i manifestit për propagandën mbarëkombëtare kundër pavarësisë së Kosovës. Çdo përpjeke hetimore u bë gjatë këtyre 11-viteve për të provuar këto akuza por asnjë grimcë prove nuk u gjet në Kosovë apo diku tjetër për trafikimin e organeve.

Dhomat  Pecializuara kanë arrestuar pa padi ish-presidentin Hashim Thaçi. Ai priti një vit në burgim deri sa u akuza zyrtarisht. Imagjinojeni një moment që presidenti apo kryeministri juaj merret nga zyra dhe çohet në një vend të tretë dhe mbahet pa asnjë aktakuzë në burg. Asnjë fjalë e vetme nuk është vërtetuar nga aktakuza është një dështim monumental dhe nuk ka të bëjë me procedurat e gjykatës, ka të bëjë me njollosjen e historisë së një vendi. Ne mendojmë dhe shpresojmë që Asambleja e Këshillit të Evropës do të ndërrojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues dhe të vendosë besueshmërinë e një organizate të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Rama.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *