“Dështoi tentativa për të penguar gjykimin”/ Avokati Jordan Daci reagon pas vendimit për “30 qershorin”: Gjykata Kushtetuese funksionon. Nuk do të ketë asnjë devijim






Avokati Jordan Daci pas vendimit të Kushtetueses që pezulloi gjykimin për “30 qershorin” tha se tentativa politike për të penguar gjykimin e padisë dështoi.

jordan daci

Në një komunikim për mediat, Daci u shpreh se e Gjykata Kushtetuese tashmë funksionon dhe kjo çështje nuk do të ketë asnjë devijim.

“Lajmi mirë është që Gjykata Kushtetuese funksionon, çdo tentativë e paligjshme, politike dështoi me sukses për të penguar gjykimin e kësaj çështje. Gjykimi u zhvillua. Është në të drejtë të Gjykatës ti drejtohet Venecias.

Besojmë se nuk do të ketë asnjë devijim, por në favor të pranimit të kërkesës sonë. Edhe debati tregoi se sa qesharakë bëhen përfaqësuesit e institucioneve tona se shiko se unë nuk shprehem për mendimin e institucioneve të mëparshme, apo nuk e di kur është bërë kërkesa.

Ata tallen me të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë, merita e Shoqatës është që e ngriti në nivel kushtetues dhe ne kemi besim se do e pranojë Gjykata kërkesën tonë”,  tha Daci.

LEXO EDHE: Gjykata Kushtetuese pezullon gjykimin për ‘30 Qershorin’, i drejtohet Komisionit të Venecias

VENDIMI I KUSHTETUESES

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin për padinë e Voltana Ademit në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke iu drejtuar Komisionit të Venecias për marrjen e një vendimi. Mesohet se palët në çështje kanë të drejtë të paraqesin nga një pyetje për Komisionin e Venecias.

REAGIMI I VOLTANA ADEMIT

Me anë të një status në Facebook, Ademi shpreh besim se Gjykata Kushtetuese do të japë drejtësi dhe do të vendoset kthimi në jetë i pluralizmit politik në nivel vendor.

Sipas Ademit, ky proces ka rëndësi madhore për themelet e demokracisë dhe pluralizmit. Ajo shpreson që gjykata të kontribuojë, përmes shqyrtimit të kërkesës dhe sic thotë ajo, raste si ai i 30 qershorit 2019 te mos perseriten me.

“Në Gjykatën Kushtetuese sapo ka përfunduar seanca plenare për shqyrtimin e kerkesës së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë lidhur me “zgjedhjet” e 30 qershor 2019.

Së pari, dua të falenderoj të gjitha mediat që më kanë ndjekur në këtë betejë për demokracinë dhe pluralizmin vendor.

Së dyti, falenderimi shkon për trupën e Gjykatës Kushtetuese, për kohën dhe përkushtimin e tyre në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të drejtave të njeriut.

Ky proces ka rëndësi madhore për themelet e demokracisë dhe pluralizmit dhe shpresojmë që gjykata të kontribuojë, përmes shqyrtimit të kërkesës sonë, në rregullimin e këtyre themeleve që janë tronditur nga “zgjedhjet” e 30 qershorit dhe mos të përsëriten më të tilla raste.

Jemi krenarë nga ana tjetër, pasi është një arritje me vete që ky proces u konceptua dhe u nis nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, si pjesë e shoqërisë civile që ndërhyn për të bllokuar veprime arbitrare të politikës.

Kam bindjen që pluralizmin nuk do ta asgjësojë asnjë autokraci dhe se Gjykata Kushtetuese do të vendosë kthimin në jetë të pluralizmit politik në nivel vendor dhe për rrjedhojë edhe të demokracisë vendore.

Kam bindje që GJK do të japë drejtësi për të drejtat e qytetarëve, drejtësi kushtetuese, drejtësi për pluralizëm, drejtësi për shtet dhe pushtet pluralist, drejtësi për çdo institucion aktor dhe faktor që kanë detyrim të zbatojnë Kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën”, shprehet Ademi.

LEXO EDHE: Kushtetuesja pezulloi gjykimin për “30 qershorin”/ Reagon Voltana Ademi: Kam besim se do të jepet drejtësi, raste të tilla të mos përsëritën më

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *