Dështojnë përpjekjet në Kanalin e Suezit

13:42 28/03/2021

Anija Ever Given vijon të mbajë peng 300 anije të tjera, ndërkaq humbjet janë shumë të mëdha

Përpjekjet e ekipeve për të zhvendosur anijen me kontenjerë e cila ka mbetur e bllokuar në Kanalin e Suezit në Egjipt, kanë dështuar sërish.

Autoritetet kanë bërë të ditur se anija do të mbetet edhe për disa ditë e bllokuar. Ever Given është bllokuar në kanal që nga e marta.

Më shumë se 300 anije po presin me ditë të tëra që të fillojnë lëvizjen. Rreth 20,000 ton rërë u hoq dhe 14 rimorkiatorë tërhoqën dhe shtynë anijën në mënyrë që të përpiqeshin ta zhvendosnin atë.

Megjithëse baticat dhe erërat e forta ndërlikuan përpjekjet për të liruar anijen, rimorkiatorët arritën ta lëviznin atë 30 gradë në dy drejtime.

Ever Given operohet nga firma tajvaneze Evergreen Marine dhe në pronësi të Shoei Kisen të Japonisë. Yukito Higaki, presidenti i Shoei Kisen ka bërë të ditur se anija nuk duhet dëmtuar.

Nëse gërmimi i rërës dhe tërheqja e anijes nuk arrin ta lëvizë atë, ekipet e shpëtimit mund të duhet të heqin disa kontejnerë.

Rreth 12% e tregtisë globale kalon përmes kanalit 193 km, i cili lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Evropës. Bllokimi i anijes po sjell një dëm prej rreth 9.6 miliardë dollarë në ditë ose 400 milion dollarë në orë.

Klan News









Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *