Dështon komploti për rrëmbimin e ministrit gjerman të Shëndetësisë

[embedded content][embedded content]

16:06 14/04/2022

Policia gjermane ka arrestuar 4 persona ndërsa i dyshuari tjetër është në gjendje të lirë

Kishin vendosur të rrëmbenin ministrin e Shëndetësisë por këta 4 shtetas gjermanë përfunduan në duart e policisë.

Autoritet gjermane dyshojnë se ata kishin planifikuar rrëmbimin e ministrit Karl Lauterbach dhe shkatërrimin e plotë të  objekteve të energjisë elektrike në mënyrë që të ndërpritej e gjithë rryma elektike në mbarë vendin.

Por si e komenton këtë ngjarje vetë ministri e cila ka qënë shënjestra e komplotit?

I gjithë procesi tregon se protestat kundër masave anti-Covid jo vetëm që janë bërë më radikale, por se tani bëhet fjalë për një gjë më të madhe se kaq, se këtu ka një përpjekje për të destabilizuar shtetin”.

Pavarësisht kësaj ngjarje për Lauterbach puna do të vijojë po njësoj.

“Kjo nuk do të ndikojë në punën time, unë do të vazhdoj si më parë. Dhe besoj se këtë po e bëj në emër të të gjithë qytetarëve. Shumica e tyre duan politika të mira shëndetësore. Njerëzit mund të kenë mendime të ndryshme për këtë çështje. Ka nga ata që besojnë se tashmë jemi në fazën endemike dhe se është e mundur për më shumë lehtësira. Ka nga ata që besojnë se jemi ende në pandemi dhe duan masa më të rrepta. Unë do të përpiqem të jemi i drejtë me të dyja grupet”.

Mësohet gjithashtu se grupi kishte planifikuar gjithashtu të rrëmbente personazhe të tjerë të njohur publikë, por  ende nuk janë bërë të ditur se cilët ishin objektivat e tyre. Prokuroria gjermane ka kërkuar të lëshohet urdhër-arrest për katër të dyshuarit ndërsa një i pestë është ende i lirë.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.