Dështon për herë të dytë tenderi për dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës. Ja arsyeja









aeroporti i sarandesKa dështuar për herë të dytë tenderi për dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës.

Njoftimi është bërë i ditur nga vetë Ministria e Infrastrukturës, e cila deklaroi se në garë nuk u paraqit asnjë ofertë, ndërkohë që vlera minimale e tenderit ishte 34,3 milionë euro.

Kujtojmë që afati për parqitjen e ofertave ishte 26 nëntori.

Edhe tenderi i parë u anulua pikërisht sepse nuk kishte asnjë oferte, ndërkohë që qeveria në rihapje të garës lehtësoi disa kritere me qëllim tërheqjen e investitorëve.

Koncesioni është 35-vjeçar dhe aeroporti është planifikuar të jetë i kategorisë 3C, me pistë 2200 metra.

Pritshmëritë sipas dokumenteve janë që në vitin e parë të operimit numri i pasagjereve të jetë 150 mijë në vit dhe sipas studimit pritet të numri i udhëtarëve të konsolidohet në mbi 700 mijë pasagjerë pas vitit të 10-të të operimit të koncesionit. Aeroporti i Sarandës do të jetë sezonal.

Ai është planifikuar të ndërtohet 6 km larg qytetit të Sarandës, pranë rrugës nacionale, 20 m mbi nivelin e detit. Shqipëria ka aktualisht në funksion dy aeroporte, atë të Tiranës dhe Kukësit ndërkohë që kanë nisur punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Për aeroportin e Sarandës nuk dihet ende nëse do të rihapet gara, dhe nëse do të ketë rishikim të kushteve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *