“Dështuan për shkak të korrupsionit”- Meta për humbjet në OSHEE: 1 miliard euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes









Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar këtë të dielë një skandal teksa e quajti një gropë të madhe korrupsioni situatën e shkaktuar nga humbjet në në rrjet të OSHEE.

“Ndërmarrjet në fushën e energjisë e dini që shkëlqen me dështimet e tyre. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, ndërkohë që janë investuar mbi 1 miliardë euro për të përmirësuar nivelin e humbjeve.

Kanë dështuar për shkak të korrupsiont pasi humbjet duhet të ishin 6-9 %. Janë 1 miliardë euro që janë hedhur në lumë e në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Situata është shumë e rëndë”, tha Meta.

Ndërsa sa i takon reformës në ujësjellës kanalizime, Meta tha se “me këto rezultate katastrofike, këtu kemi një nga gropat më të mëdha të korrupsinit dhe në fushën e energjisë që duhet ta paguajnë qytetarët e thjeshtë që janë kaq të pambrojtur në këtë krizë ekonomike”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *