Detaje horror pas tërheqjes së trupave ruse nga Bucha

23:35 02/04/2022

Më herët mediat ndërkombëtare raportuan se të paktën 20 trupa të pajetë ishin gjetur në një rrugë në Bucha, qytet pranë Kievit, në momentin që gazetarët e agjencisë së lajmeve AFP u futën së bashku me forcat ukrainase, pasi këto të fundit rimorën kontrollin.

Por detaje të reja tregojnë për masakër në këtë qytet. Kryebashkiaku Anatoly Fedoruk i tha AFP, se 20 viktimat ishin ekzekutuar. Ai tha po ashtu se brenda rrënojave të makinave të shkatërruara nga bombardimet ndodheshin trupa të tjerë.

Fedoruk shtoi se 280 persona ishin gjetur në një varr masiv. Pamjet që vijnë nga ky qytet janë të rënda. Nga njerëzit e pajetë në rrugë, tek ndërtesat e automjetet e shkatërruara tërësisht./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.