Detaje nga ceremonia e betimit të qeverisë, mësohet ora kur kryeministri Rama dhe ministrat do të shkojnë tek Presidenti





Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij do të betohen tek Presidenti i Republikës, Ilir Meta ditën e nesërme në orën 10:00.

rama meta

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, ku do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e rinj të kabinetit “Rama 3”.

Qeveria e re mori votëbesimin në seancën maratonë, e cila filloi në orën 10:00 të së enjtes dhe përfundoi mëngjesin e të premtes.

Kabineti i ri qeveritar mori 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Kreu i qeverisë prezantoi dje në Kuvend përgjatë 90 minutave prioritetet e programit të tij qeverisës, ndërsa foli me fjalë zemre për pensionistët, të cilët janë mbi 600 mijë persona.

Sipas tij, qeveria e re do t’i përmbahet programit që ka premtuar rritje të pagave të mësuesve me 40%, administratës publike me 30%. Ai u ndal dhe te paga e solistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit, për të cilën u shpreh se do të dyfishohet duke u nisur nga viti i ardhshëm.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *