Detaje nga mbledhja e Bashës me kandidatët/ Mark Marku kërkon të nisin protestat popullore, e mbështet edhe Gjekmarkaj



Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kandidatët për deputetë që nuk mundën të siguronin një mandat dhe me ata të zgjedhur tashmë.

marku gjekmarku

Burime për News 24 bëjnë me dije se deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku ka kërkuar që të nisin protestat popullore dhe në të njëjtën kohë kjo kërkesë e tij është mbështetur nga deputeti i dyti në listë Agron Gjekmarkaj.

“Protestat mbeten alternative. Do të luftojmë këdo, në rrugë, në Parlament. Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës janë shërbyes të Edi Ramës. Nuk do t’i njohim zgjedhjet, por do të jemi në Parlament”, është shprehur Marku.

Po ashtu edhe Basha nuk është distancuar nga ky skenar, por ende nuk ka një vendim përfundimtar se çdo të ndodhë.

Mbledhja në selinë blu ka zgjatur më shumë se një orë. Ky takim duket se ishte orientues, ku Basha i ka udhëzuar demokratët sesi duhet të vijonë. Kryedemokrati ka kërkuar prej tyre që të vijojnë punën me të njëjtin ritëm për të mbledhur prova në mënyrë që të faktojnë masakrën zgjedhore.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *