DETAJE/ Policia po ndiqte autorin para sulmit në Universitet, por… ngatërruan auditorin dhe nuk e parandaluan dot  

detaje policia po ndiqte autorin para sulmit ne universitet por ngaterruan auditorin dhe nuk e parandaluan dot

Mediat vendase kanë publikuar të tjera detaje tronditëse, lidhur me sulmin në Universitetin e Arteve në Pragë, ku një 24-vjeçar ka ekzekutuar mbi 15 persona, e më pas ka vrarë veten.

Referuar mediave atje, thuhet se policia ishte vënë në ndjekje të autorit, pasi kishin konstatuar se kishte vrarë të atin e tij, brenda në banesë.

Dyshimet e policisë ishin se ai mund të kryente vetëvrasje pas aktit të rëndë, ndërsa i ishin vënë pas duke shkuar në Universitet.

Sipas mediave, policia u drejtua në një sallë auditori, ku autori do duhej të ishte për të ndjekur mësimin, pasi ishte studente në këtë Universitet.

Por, i riu nuk është futur në sallën ku do të mbahej lënda e mësimit, por në një tjetër auditor, duke u shpëtuar kështu efektivëve.

Më pas ai është ngjitur në katin e katërt të godinës, ka hapur zjarr.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts