Detaje të reja mbi skandalin e provimit të gjuhës italiane, rrëfehet Suarez: Kam kontaktuar me drejtuesit e Juventusit dhe…

Vitin e shkuar u fol shumë për një transferim të ish-sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez tek skuadra e Juventusit. Bissedimet avancuan aq shumë, sa që uruguajani erdhi drejt Italisë për të bërë provimin e gjuhës italiane që më pas të paisej me pasaportën kombëtare e cila e lejonte të luante në Itali.

suarez 3

Por skandali ishte në momentin që u zbulua se Suarezit i ishin dërguar përgjigjet e provimit të gjuhës italiane, duke ndaluar çdo tratativë dhe njëkohësisht u hap një hetim nga Gjykata Italiane. Fakte të reja kanë dalë në dritë nga vetë uruguajani, i cili flet për bisedat me drejtuesit e Juves dhe tregon se çfarë i premtuan ata:

Nga hetimet duket se Profesor Spina ju ka dërguar një email me një “pdf”, duke shkruar se ishte teksti për provim: a ju kujtohet që e morët këtë mesazh?

“Nuk mbaj mend kur e mora vesh. Por Paratiçi më tha se ata më kishin kontaktuar sepse menduan se kisha një pasaportë italiane si gruaja ime. Unë iu përgjigja se nuk e kisha, unë vetëm kisha filluar të bëja praktikën relative duke kërkuar të gjitha çertifikatat e nevojshme në vendet ku jetoja. Profesor Spina më dërgoi materialin e gjithçkaje që ishte bërë në orën online. Unë ndoqa nëntë ose dhjetë. Ai tha që unë duhej ta studioja mirë sepse ai tekst mund të kërkohej në provim.”

A e mbani mend kush ju tha, dhe kur, se marrëveshja me Juven po prishej?

“Nuk e mbaj mend. Avokati im kishte biseduar me Paratiçin dhe e dinte që ishte e vështirë për të marrë nënshtetësinë. Kështu që vendosa të vazhdoja procedurën për të marrë një pasaportë gjithsesi. Nuk e mbaj mend datën e saktë por ishte gjatë mësimit”

Deri më 14 shtator ju thatë se jeni të lumtur që keni ardhur në Torino për të fituar Ligën e Kampionëve, mund ta konfirmoni këtë?

“Po, por më vonë i thashë Spinës se nuk do të shkoja kurrë tek Juventusi.”

A folët me drejtuesit e Juventusit pas provimit?

“Po, të njëjtën ditë. Paratiçi më thirri kur isha në aeroport për të më thënë se kisha bërë zgjedhjen më të mirë për familjen time. Dy ditë më vonë Presidenti Anjeli më telefonoi për të më thënë se i vinte keq që negociatat nuk kishin qenë të suksesshme dhe ai më falënderoi për atë që kisha bërë për të lehtësuar negociatat, gjithashtu duke detyruar marrëdhëniet me Barcelonën.”

Me cilët përfaqësues të Juventusit keni pasur kontakte gjatë kësaj periudhe?

“Me Nedved për aspektin sportiv, me Paratiçi dhe me Presidentin Anjeli, dy ose tre ditë pas provimit të gjuhës, i cili më falënderoi për përpjekjen që kisha bërë për të çliruar veten nga Barcelona. Anjeli më tha që me futbollin, nuk mund të bësh kurrë plane të caktuara. Unë kurrë nuk kisha folur më parë me Anjeli.”

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *