Detaje të rënda nga vrasja në Kosovë/ Mësuesi ngacmoi seksualisht nxënësen, i ati shkoi të merrte hak, por u vra prej tij

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në një lokal në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë. Atje ka mbetur i vdekur një burrë i moshës 40-vjeçare. I dyshuar për vrasjen është arsimtari i vajzës së tij. Por, si erdhi deri te vrasja?

Sipas burimeve të medieve kosovare, viktima kishte shkuar në lokalin ku arsimtari me inicialet XH.J. po pinte kafe, për t’u hakmarrë për vajzën e tij, meqë arsimtari ia kishte ngacmuar seksualisht në dhjetor të vitit 2019.

Sipas gjykatës, ai e kishte ftuar të miturën në kabinetin e shkollës për të nxjerr mungesat dhe statistikat e suksesit, por që më pas i ishte afruar te banka dhe pa pëlqimin e saj e kishte ngacmuar. Ajo e kishte shtyrë arsimtarin dhe me vrap kishte dal nga kabineti dhe kishte shkuar në shtëpi e i kishte lajmëruar familjarët.

Për këtë vepër, Gjykata Themelore e Pejës, e kishte dënuar arsimtarin me tre vite e gjashtë muaj burgim. Vendimi ishte marrë në prill të këtij viti.

Përveç dënimit me burgim, XH.J i është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit për pesë vjet.

“Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë (6) muaj, të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit e në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Ndryshe, për vrasjen që tronditi Pejën, ka dhënë detaje sot Policia e Kosovës. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari për vrasje është akoma në arrati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja, derisa trupi i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Është raportuar se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *