Detaje tronditëse: Studenti indian u vra në Ukrainë teksa ishte në radhë për të blerë ushqime

detaje tronditese studenti indian u vra ne ukraine teksa ishte ne radhe per te blere ushqime
detaje tronditese studenti indian u vra ne ukraine teksa ishte ne radhe per te blere ushqime

09:34 02/03/2022

Naveen Shekharappa Gyanagoudar, student i vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv ditën e djeshme studionte në vitin e katërt të mjekësisë. Detaje tronditëse nga momenti ku ai humbi jetën janë bërë të ditura nga kushëriri i tij Kantesh Gyanagoudar për CNN. Shringla tha se Naveen ishte në radhë për të blerë sende ushqimore në një supermarket kur u godit nga granatimet.

“Ai ishte shpërngulur për të marrë disa ushqime dhe para kur u vra,” tha kushëriri i tij Kantesh Gyanagoudar për CNN, duke shtuar se Naveen kishte planifikuar të largohej për në Poloni më vonë atë ditë (dje).

Naveen kishte folur me babain e tij disa momente para se të dilte për ushqime dhe me nënën e tij të martën në mëngjes, tha Sekretari i Jashtëm i Indisë, Harsh Shringla.

Shringla shtoi se ai kishte folur me ambasadorët e Rusisë dhe Ukrainës për të përsëritur fuqishëm kërkesën për kalim të sigurt urgjent për të gjithë shtetasit indianë që janë ende në Kharkiv dhe qytete të tjera në zonën e konfliktit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts