Detajet/ Banesa në Fushë Kuqe, bazë të grupeve kriminale, si çmontoheshin mjetet e vjedhura, modifikoheshin dhe…

detajet banesa ne fushe kuqe baze te grupeve kriminale si cmontoheshin mjetet e vjedhura modifikoheshin dhe
detajet banesa ne fushe kuqe baze te grupeve kriminale si cmontoheshin mjetet e vjedhura modifikoheshin dhe

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me bazën e një grupi kriminal që ishte stacionuar në një banesë në Gorre të Fushë Kuqe.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi në një lidhje live për News24, duke iu referuar burimeve policore, se kjo banesë përdorej nga grupet kriminale për të futur mjetet e vjedhura. Këtu bëhej grumbullimi i mjeteve të vjedhura, ku ndryshohej dhe numri i shasisë së tyre. Kjo banesë ishte në pronësi të Aleks Lulashi, por ishte e pabanueshme.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen një automjet me ndërhyrje në të për fshehje të dhënave, 5 motomjete dhe 4 palë targa të vjedhura në Shqipëri dhe Kosovë, sasi lënde plasëse me fitil zjarrpërcjellës, veshje për kamuflazh dhe sende të tjera që shërbenin për kryerjen e krimeve.

Vihet në pranga pronari i banesës që shërbente si bazë. Në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht për të zbardhur ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundi, specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, dhe për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, me mbështetjen dhe të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale, pasi kanë zbuluar një ambient ku mbaheshin një sërë mjetesh dhe sendesh që do t’iu shërbenin grupeve kriminale.

Në fshatin Gorre, njësia administrative Fushë Kuqe, shërbimet e Policisë Kriminale të Lezhës dhe ato të FNSH Shkodër, kanë kryer kontrolle në një banesë të vjetër në pronësi të shtetasit A. L.. Nga kontrollet në brendësi dhe përreth saj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;
-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;
-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;
-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;
-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi A. L., 40 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Strukturat hetimore vijojnë intensivisht punën me qëllim arrestimin e shtetasve për llogari të të cilëve posedoheshin këto mjete/sende dhe që ishin bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts