Detajet pikante nga EURO 1960/ Shqipëria luante miqësore, Lamia gol çdo 80 sekonda

detajet pikante nga euro 1960 shqiperia luante miqesore lamia gol cdo 80 sekonda

































Në këtë kompeti cion, si i pari që ishte, nuk munguan edhe të veçantat, të cilët e dallojnë edhe nga të tjerët. Për ta nisur me Shqipërinë, ajo refuzoi të merrte pjesë. Gjatë kohës që u zhvilluan ndeshjet kualifikuese për në EURO 1960, futbollistët më të mirë shqiptarë preferuan të luajnë ndeshje miqësore dhe pikërisht me vendet mike të Kinës dhe Gjermanisë Lindore.

Le-gardien-francais-Georges-Lamia-lors-de-la-demi-finale-de-l-Euro-1960-1048170

– Portieri francez, Zhorzh Lamia, pësoi tre gola në 4 minuta në përmbysjen nga 2- 4 në 5-4, që dërgoi Çekosllovakinë në gjysmëfinalen e Europianit transalpin. Një rekord negativ që nuk është përsëritur më kurrë në këtë kompeticion, pasi i bie një mesatare prej afro një goli të pësuar çdo 80 sekonda. Aq më tepër që rezultoi përmbysje shokuese për skuadrën e tij.

– Arbitri i parë i finales së Europianit ishte anglezi Artur Elis, po ai që kishte arbitruar në të njëjtin stadium, “Parku i Princave”, edhe finalen e parë të Kupës së Kampioneve 1956.

– Vërshëllima e parë e finales së Europianit 1960 erdhi në orën 22:00 të së dielës. Kur Viktor Ponedelnik, mbiemri i të cilit në rusisht do të thotë e hënë, shënoi golin në kohën shtesë, pikërisht sapo mesnata e së dielës kish kaluar dhe kishte hyrë dita e mbiemrit të tij.

CFARE-NDODHTE

– Bashkimi Sovjetik mbetet shteti i vetëm në botë kampion olimpik në fuqi, i cili ka arritur të fitojë Europianin. Në vitin 1956 ata patën mundur në finalen e Melburnit Jugosllavinë, rivalja e njëjtë e Francë 1960.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts