Detajet/ Policia zbarkoi për kontrolle dhe bllokimin e dokumenteve, por hasi në rezistencën e muxhahedinëve, si ndodhi përplasja në kampin Ashraf

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me kontrollet e ushtruara në kampin e muxhahedinëve sot në Manzë, ku pati përplasje të ashpra mes policisë dhe anëtarëve të opozitës iraniane.

Teksa MEK flet për dy viktima, policia mohon që brenda kampit të ketë të vrarë, ndërsa thuhet se disa persona kanë mbetur të plagosur.

Në një lidhje telefonike për News24, gazetarja Klodiana Lala raportoi se anëtarët e kampit kanë bërë rezistencë kur policia ka mësuar për kontrolle në këtë qendër, në kuadër të një aksioni kundër sulmeve kibernetike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts