
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimet e kryera me urdhër të SPAK, sa i takon koncesionit të sterilizimit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se SPAK ka lëshuar 8 urdhra, me masa të ndryshme, dy me masën ‘arrest me burg’ për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapajn. Ndërkohë për dy zyrtarë të tjerë u caktua masa ‘arrest shtëpie’ si dhe për 4 të tjerë u caktua masa ‘detyrim paraqitje’.
Sipas Lalës, Rrapaj kishte fituar një koncesion 10-vjeçar, në kohën kur ministria e Shëndetësisë, drejtohej nga miku i tij, Ilir Beqja. Po ashtu ish-zëvendëskryeministri Rjepaj ka qenë kryetar i këtij komisioni të dhënies së koncesionit, që dyshohet se janë shkelur procedurat.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al