“Detyrim paraqitje” për Berishën, çfarë po ndodh në PD, demokratët shkojnë në selinë blu

detyrim paraqitje per berishen cfare po ndodh ne pd demokratet shkojne ne seline blu
detyrim paraqitje per berishen cfare po ndodh ne pd demokratet shkojne ne seline blu

Plot zhvillime kjo e shtunë! GJKKO lëshoi sot masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërkohë që dhëndri i tij përfundoi pas hekurave. Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Teksa Berisha pritet të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia blu, në PD kanë shkuar shumë eksponentë të kësaj force politike. Mes tyre është deputeti Flamur Noka, Indrit Hoxha dhe Luciano Boci, por edhe shumë mbështetës të tjerë.

Ndërkohë, Berisha do të vijë nga banesa e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” që ndodhet shumë afër selisë së PD-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts