Dha dorëheqjen si ministër për të kandiduar në zgjedhje, Arben Vitia pranon humbjen: Prishtina ka kryetar të ri Përparim Ramën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia i ka uruar fitoren kandidatit të LDK-së, Përparim Rama fitoren në kryeqytet.Vitia gjatë një konferencë për medie ka pranuar humbjen dhe i ka uruar Ramës fitoren në Komunën e Prishtinës.
“Sipas rezultateve që kemi edhe nga komisionerët tanë, Prishtina tashmë ka një fitues, e ai është zotëri Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falënderoj aktivistët e LVV-së, qytetarët e Prishtinës dhe zotëri Rama po ashtu për një kulturë të përgjithshme dhe fushatë korrekte që karakterizoi Komunën e Prishtinës”, tha Vitia.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka shpallur fitoren e LDK-së në komunën e Prishtinës. Abdixhiku në një konferencë për media ka shpallur kryetar të ri të kryeqytetit Përparim Ramën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.