“Dhemb të humbësh 2-0 një takim të dominuar, tani mendjen te kampionati”, Xheko: Ku ishte Liverpuli për 75 minuta?!








Një Edin Xheko më të nervozuar sesa dje pas vërshëllimës finale nuk ishte parë në këta 6 muaj të parë në Milano dhe ndoshta me të drejtë.

XHEKO PERISIC

Bomberi boshnjak bëri një ndeshje të madhe kundër Liverpulit, ashtu sikurse i gjithë Interi deri në momentin e pësimit të një goli, ndoshta të pamerituar për zikaltrit, aq me tepër me dy gola të pësuar.

35-vjeçari e kupton që rezultati i “San Siro”-s ishte gënjeshtar dhe sigurisht që e vështirëson në një shkallë sipërore edhe ndeshjen e kthimit, ndonëse nga fjalët e numrit 9 kuptohet qartë se kjo shuplakë e pamerituar duhet harruar sa më shpejt, për të mos ndikuar në vazhdimësinë e sezonit.

“Patëm disa raste për të shënuar kundër një skuadre e cila luan e gjitha në sulm dhe shpesh e kërkon me dhunë edhe kërkimin e golit.

Por ajo që më tërbon është se ku ishte ky Liverpuli për 75 minutat e para të lojës, që të meritonim një humbje 2-0?!

E them me bindje dhe ndoshta e panë të gjithë se për 75 minuta lojë ishim shumë herë më superiorë sesa Liverpuli dhe në fund jo vetëm humbjen që nuk e meritonim, por të dalim edhe me dy gola të pësuar në një mënyrë aq naive, është vërtet e vështirë për t’u gëlltitur.

Vumë në vështirësi ekstreme një prej 4-5 klubeve më të forta të Europës. Klopi drejton një tank, jo një skuadër futbolli, por ne e bëmë të ndihej një ekip normal, por na mungoi pikërisht atë që arriti të bënte Liverpuli, me dy raste sporadike.

Më vjen keq për tifozët tanë, por e vërteta është se nuk e meritonim. Ne bëmë gjithçka në fushë, dhamë maksimumin tonë dhe mendoj se dalim me kokën lart pas kësaj ndeshjeje, edhe pse realitet është një tjetër.

XHEKO 1

Do të isha gënjeshtar nëse do të thosha se humbja 2-0 nuk kompromenton keq ndeshjen e kthimit, por ne do të provojmë të bëjmë tonën edhe në ‘Anfield Road’, edhe pse e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në grupin tonë ka shumë nervozizëm dhe me të drejtë duke parë lojën që bëmë, pasi jo vetëm që meritonim të fitonim, aq sa edhe barazimi do të kishte qenë pak, por tërbohem kur mendoj se humbën.

Gjithsesi, tani gjëja e duhur është që të rigjejmë gjakftohtësinë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat.

Nuk duhet të lejojmë që një disfatë e pamerituar si kjo të na nervozojë në ndjekjen e titullit kampion në Itali”, përfundoi Edin Xheko.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.