Nëse Juventusi mori tri pikë që as vetë nuk i besonte deri në minutën e 70-të kundër Romës, në pritje të finales së Superkupës së Italisë, kundër Interit të mërkurën në mbrëmje, në stadiumin “San Siro”, ka humbur vërtet pjesë të rëndësishme. I pari dhe ai që tremb më shumë është sulmuesi Federiko Kieza.
Numri 22 i bardhezinjve u detyrua që të linte fushën e lojës në minutën e 32-të, pas një problemi në ligamentet e gjurit të majtë.
Dhimbja dhe lotët në sytë e Kiezës përhapin shumë frikë, ndonëse në pritje për të kuptuar rëndësinë e dëmtimit, duket thuajse e sigurt mungesa e tij kundër Interit.

Prandaj, nëse Kuadrado me të verdhën e djeshme plotësoi të pestin karton të verdhë, De Ligtit i kushtoi i kuqi në fund, për prekje me dorë, i cili i dhuroi penalltinë Romës.
Gjithsesi, në prapavijë për të mërkurën në “San Siro” do të rikthehen Bonuçi e Kielini, por problemi i Alegrit është sesi do të zëvendësojë Kuadradon dhe Kiezën, dy prej ingranazheve më të rëndësishëm të formacionit të Juves.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al